Inzaghi para ndeshjes me Udinese-n: Le t`i kthehemi fitores
BKT
Sport

Inzaghi para ndeshjes me Udinese-n: Le t`i kthehemi fitores

Rinisje menjëherë pas barazimit në Genoa: ky është urdhri i Simone Inzaghit për Interin ndaj Udineses.

"Do të jetë një lojë e vështirë kundër një kundërshtari me vlerë teknike dhe atletike dhe më shumë se një dëshirë për hakmarrje në krahasim me ndeshjen e parë (pati një humbje 3-1) Ne duhet të mendojmë për të luajtur një lojë të shkëlqyer për të marrë tri pikët përpara tifozëve të ekipit tonë”, tha trajneri i zikaltërve.

Duke folur për Inter TV, Inzaghi iu rikthye shkurtimisht barazimit 0-0 ndaj Sampdorias: “Në Genoa fati nuk ishte miku ynë, duhej të ishim më të saktë para portës, por skuadra kishte qëndrimin e duhur duke u përpjekur të fitonte deri në fund. Lajm i mirë është paprekshmëria e mbajtur e portës, për këtë ka meritë e gjithë skuadra”.

“Champions me Porton? Dua që fokusi të jetë vetëm te ndeshja e nesërme, duhet luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në fund për individët, konkretisht për Lautaron, a do të ketë nevojë për pushim? “Do të vendos pasi të mbaroj stërvitjen, do të përpiqem të bëj vlerësimet e duhura, do të më duhen të gjithë”.

Më pas i takon Barella-s, protagonistit të mosmarrëveshjes me Lukakun: “Nicolo-s i intereson shumë kauza, ai ka një dëshirë të madhe për të fituar dhe është normale që ai mund të nervozohet herë pas here, por ne e dimë se çfarë lloj djali ai është. Kam besim të madh tek ai si te të gjithë”.