Tërmeti në Turqi dhe Siri, gjendet trupi i pajetë i Atsu
BKT
Sport

Tërmeti në Turqi dhe Siri, gjendet trupi i pajetë i Atsu

RTSH

Pas gati dy javësh nga tërmeti i fortë që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë gjendet trupi i Christian Atsu.

Prej ditësh u spekulua mbi vendndodhjen e futbollistit nga Gana, por sot nuk ka më dyshime pasi një grup vullnetarësh nxorrën nga rrënojat turpin e pajetë.

Sipas autoriteteve vendase lojtari i Hatayspor banonte në një kompleks pallatesh, i cili ishte shembur i tëri. Kompleksi ndodhej në Antakya dhe për ekipet e shpëtimit ka qenë një “kurth” i vërtetë vdekjeje pasi kanë humbur jetën mbi 100 vetë.

Për të dramatizuar edhe më shumë historinë, menaxheri i lojtarit tregon se në momentin e tërmetit klienti i tij nuk duhet të ishte në Turqi.

Sipas Fatih Ilek, Atsu kishte një biletë për tu kthyer në Francë një ditë para tërmetit, por nuk e përdori kurrë atë pasi kishte qenë një gol i shënuar ai që i kishte ndryshuar mendjen dhe e kishte “bindur” që të mos ndryshonte ekip.