Arsenali u kthehet fitoreve, me përmbysje mposht Aston Villan
F.Bytyqi/RTKLive
Pas disfatës ndaj Manchester Cityt javën e kaluar, Arsenali i është kthyer fitoreve duke mundur Aston Villan me përmbysje 2-4, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Premier League.
Dueli mes Aston Villas dhe Arsenalit, ka prodhuar një ndeshje dramatike me raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara.
Watikns pas vetëm pesë minutave lojë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0. Dhjetë minuta më vonë, Saka barazon shifrat në 1-1, duke rikthyer Arsenalin në lojë. Aston Villa sërish kalon në avantazh me golin e Coutinhos (31’).
Lojë dramatike është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë. Londinezët kërkonin vazhdimisht golin e barazimit të cilin e arritën me anë të Zinchenko (61’), derisa autogoli i Martinez (90+3’), kalojë për herë të parë skuadrën e Mikel Artetës në epërsi prej 2-3, kurse, Martinell (90+8), i dha goditjen e fundit Aston Villas.
Pas këtij barazimi, Arsenal rikthehet në krye të tabelës me 54 pikë, tri më shumë së Manchester City, por kjo e fundit luan sot duelin me Nottingham Forest.























