Rama e Kurti në Munih, takim i përbashkët
BKT
Foto: Edi Rama/Facebook.
Lajme

Rama e Kurti në Munih, takim i përbashkët

M.Sh/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Munih në kuadër të Konferencës për Sigurinë. Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar vetë kryeministri shqiptar Rama në rrjetin social Facebook.

Konferenca e Sigurisë së Munihut është një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në botë, e cila mbahet që nga viti 1963 dhe mbledh njerëzit më të rëndësishëm nga bota e politikës, për të diskutuar çështjet e sigurisë. Kësaj here pushtimi i Ukrainës nga Rusia, është tema kryesore e këtij takimi.

Ndryshe, gjatë ditës liderët e dy shteteve kanë zhvilluar një sërë takimesh me liderë evropianë e amerikanë. Për Kosovën tema më e rëndësishme është dialogu me Serbinë dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme