Kënga “Laufen”, nga Dardani, shpërfaq vuajtjet e kosovarëve gjatë luftës
BKT
Kulturë

Kënga “Laufen”, nga Dardani, shpërfaq vuajtjet e kosovarëve gjatë luftës

RTKlive

Dardan Mushkolaj, këngëtari i ri shqiptar i lindur në Shtutgart të Gjermanisë ka publikuar këngën “Laufen”, në pesëmbëdhjetvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që përmes vargjeve e pamjeve ka sjell ndërmend fatet njerëzore dhe sakrificën për liri.

Kënga “Laufen” e reperit shqiptar Mushkolaj, e kënduar në gjermanisht, shpalos pamje të refugjatëve që detyrohen të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Protagonist në klipin e këngës është edhe vetë Mushkolaj, i cili përmes refrenit në shqip:

“Më ka marrë malli për ty

Malli për ty

Malli për ty

Më ka marrë malli për ty

Malli për ty”, ka dashur t’i tregojë publikut gjerman dhe atij ndërkombëtar dhimbjen e madhe që shqiptarët kanë përjetuar në luftën e fundit dhe se gjurmët kanë mbetur ende të pashlyera.

Titulli i këngës në shqip do të thotë “Vrapo”, me të cilin Dardani rikujton thirrjet e refugjatëve për mbijetesë, por në të njëjtën kohë, tash, duket edhe si një ftesë për ikje nga traumat dhe pasojat që ka lënë lufta në Kosovë.

Pjesë e klipit të këngës është aktori i njohur Afrim Muçaj dhe Molikë Maxhuni.

“Kjo këngë është për të gjithë njerëzit në këtë botë që kanë kaluar kaq shumë dhe nuk do ta harrojnë kurrë sa e vështirë ishte. Le të shohim përpara dhe ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Le të vazhdojmë të ecim dhe të përpiqemi ta bëjmë këtë botë një botë më të bukur. Siç tha dikur Mahatma Gandhi: “Një sy për një sy vetëm e bën të gjithë botën të verbohet”. Urime Pavarësia”, ka shkruar Mushkolaj.

 


MË SHUME NGA Kulturë