20:13 / 18.02.2023
Hovenier: SHBA-ja krenare nga demokracia që ka arritur populli i Kosovës
V. Thaçi / RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ka rikujtuar se në këtë ditë (18.02 në vitin 2008), Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovës.
Hovenier ka shkruar se SHBA-ja është krenare dhe e frymëzuar nga demokracia që ka arritur populli i Kosovës.























