Superliga vazhdon sot me dy superduele, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy superduele, live në Radio Kosova

F.Bytyqi/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të.

Sfida kryesore do të luhet në Suharekë, ku Ballkani do të ballafaqohet me Drenicën, në një ndeshje që pritet të sjellë duel interesante pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat. Kampioni në fuqi konsiderohet favorit, të paktën në letër, edhe pse kuqezinjtë jo rrallëherë din të befasojnë skuadrat e mëdha.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm përballen Gjilani-Malisheva, një ballafaqim ku të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv.

Të ndeshjet transmetohen live në Radio Kosova.

Superliga/Java e 20-të

Sot takohen:

Gjilani-Malisheva

Ballkani-Drenica

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.