Top-ligat evropiane: Zhegrova sfidon Messin më shokë
BKT
Sport

Top-ligat evropiane: Zhegrova sfidon Messin më shokë

F.Bytyqi/RTKLive

Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me disa duele interesante.

Ligue 1 vjen me shtatë ndeshjet e xhiros së 24-të, ku spikat dueli PSG-Lille, ndeshje kjo që nis në orën 13:00.

Lille-n e Edon Zhegrovës, e pret një sfidë e vështirë pasi që përballet me yjet e PSG-së, Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe. Reprezentuesi i Kosovës, i cili tashmë ka gjetur formën e tij të mirë, pritet të jetë startues në formacionin e Lilles.

Ndërkaq, Premier League vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës, ku ballafaqohen Manchester United-Leicester City (15:00) dhe Tottenham-West Ham (17:30).

Sfida interesante sjellë edhe La Liga, ku sot janë në program të luhen katër ndeshje. Barcelona kërkon fitoren e radhës kundër Cadiz, ndeshje që starton në orën 21:00, derisa duel dramatik pritet të edhe përballja mes Atletico Madridit dhe Athletc Bilbaos, sfidë kjo që fillon në orën 18:30.

Edhe Serie A ka rezervuar disa ndeshje interesante, ku veçohen duelet Spezia-Juventus dhe Roma-Verona, derisa Bundesliga gjermane vazhdon sot pasdite me tri ndeshjet e kësaj xhiro.

Borussia Dortmund do të kërkojë pikët e plota në duel me Hertha Berlinin, dhe se vetëm fitorja e mbanë në garën për kreun e tabelës.