Osmani: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me NATO-n
M.Shefkiu/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.
Këtë deklarata presidentja e Osmani i bërë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ne takim me gjeneralin Christopher Cavoli, komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Në takim me gjeneralin Cavoli, presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Republikën e Kosovës përgjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.
Tutje, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë.
Gjenerali Cavoli, ndërkaq shprehu mirënjohje për mënyrën se si Republika e Kosovës menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in, njofton Presidenca e Kosovës.























