15-vjetori i pavarësisë së Kosovës në Tiranë | Video
BKT
Kulturë

15-vjetori i pavarësisë së Kosovës në Tiranë | Video

RTK

Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Paqes në Tiranë ka organizuar në ambientet e Ambasadës së Paqes veprimtarinë me temën "Pavarësia e Kosovës - kontribut i çmuar për sigurinë në Ballkan".

Veprimtarinë e nderoi me pjesëmarrjen ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse.

 Në emër të kryesisë së Federatës së Paqes përshëndeti nënkryetari Abdulla Domi. Mesazhe të rëndësishme mbajtën Prof. Dr. Eralda Çani, ish-ministre e Integrimit.

Pas një prezantimi mbi Federatën e Paqes Universale, parimet dhe veprimtarinë e saj nga Gani Rroshi, sekretar i përgjithshëm për Shqipërinë, 12 personalitete të respektuara u nderuan me titullin Ambasador për Paqe, në mesin e tyre edhe Alketa Gashi - gazetare dhe moderatore e RTK-së.


MË SHUME NGA Kulturë