Boletini: Jemi duke u angazhuar për të zgjidhur çështjen e pronës së RTK-së
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Boletini: Jemi duke u angazhuar për të zgjidhur çështjen e pronës së RTK-së

RTKlive

(E plotësuar, ora 14:34) Pas më shumë se tri orë diskutimesh ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, të Kuvendit të Kosovës, ku Bordi i RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, u përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me funksionimin e mediumit të vetëm publik në vend.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, dhe drejtori Ahmetxhekaj, para komisionit parlamentar, kanë folur për zhvillimet në RTK në bazë të kompetencave ligjore që i kanë.

Boletini tha se janë duke angazhuar për pronën e RTK-së. “Kisha kërkuar nga deputetët të angazhohen për të zgjidhur çështjen e pronës së RTK-së”, tha në fund të mbledhjes Boletini.

 Gjatë mbledhjes anëtarët e Komisionit u interesuan për zhvillimet në RTK, proceset në RTK, rekrutimin, pavarësinë editoriale dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e transmetuesit publik.

LIVE |Ahmetxhekaj: Historia nuk ndryshon dhe RTK nuk e ndryshon

(E plotësuar, ora 12:12) Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot po mban takim me Bordin e RTK-së. Në këtë takim po marrin pjesë disa anëtarë të bordit të RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot po mban takim me Bordin e RTK-së. Në këtë takim po marrin pjesë disa anëtarë të bordit të RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Drejtori i përgjithshëm i RadioTelevizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se historia nuk ndryshon dhe RTK nuk e ndryshon, duke shprehur habinë se “pse po na përsëritet kjo që ne jemi anti UÇK”.

“Gjithmonë kemi pasur opozitën, por edhe pushtetin që na kritikon, që do të thotë se ne po funksionojmë si duhet, sepse një drejtor gjeneral apo redaktorët nuk duhet të jenë të kënaqur se një deputet, apo ministër është i kënaqur me punën e tyre", tha Ahmetxhekaj.

Më tej ai shtoi se është i kënaqur me stafin dhe punë që po bëjnë.

(E plotësuar, ora 11:35) Boletini: RTK duhet të hapet për profesionistë dhe njerëz të rinj 

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot po mban takim me Bordin e RTK-së. Në këtë takim po marrin pjesë disa anëtarë të bordit të RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Anëtarët e Komisionit kërkuan sqarime nga Bordi dhe menaxhmenti rreth zhvillimeve në RTK.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha se si bord është i gatshëm t'u përgjigjet në çdo ftesë të Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës. “Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja, por nuk i kuptojmë konstatimet e juaja”, tha kreu i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, para anëtarëve të Komisionit.

Boletini tha se RTK duhet të hapet për profesionistë dhe njerëz të rinj dhe është pozitive dhe e mirë për RTK-në. “Për neve ka qenë e hapur kandidimi i zotit Krasta, mbetet të shihet puna e tij, e mira e televizionit është se shihet puna e tij dhe të tjerëve, kurse sa i përket rregulloreve, mbi to është ligji”, deklaroi Boletini. Për zgjedhjen e Rilind Gërvallës në pozitën e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, kreu i Bordit të RTK-së, tha se nuk kanë rënë pre e presionit. Ai ka garantuar para deputetëve se RTK-ja, do të ketë pavarësi editoriale. “Prej se kemi ardhur nuk ka pasur asnjë kronikë, ose censurë, për neve është me ndjekë profesionalizimit gjatë raportimit”, theksoi ai. Për pagat e Bordit të RTK-së, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha se i mbetet Komisionit të vendosë, pasi që nëse vendos Bordi është konflikt interesi.

Kreu i Bordit, kërkoi buxhet shtesë për RTK-në. “Me këtë buxhet është sa me mbetë gjallë, kemi më pak buxhet prej 2.2 milionë euro. Është e vërtetë se gjendja është e tillë, ne po angazhohemi për pronën e RTK-së, ne kemi ardhur me dy opsione, ka pasur diskutim konstruktiv këtu, por në fund nuk është bërë asgjë, ne jemi angazhuar që profesionalizmi të shkojë mirë”, deklaroi ai.

Ndërsa anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha, tha se angazhohet që RTK të jetë në shërbim të publikut dhe politizimi do të ishte goditje ndaj tij. “Mediat ne Kosovë dhe rajon, bashkëveprojnë dhe ndërveprojnë me politikën dhe nuk është risi, mediat janë më pak të zhvilluar se në Angli dhe Gjermani, vet fakti që në çdo palë zgjedhje garojnë gazetarët, tregon për këtë”, tha Berisha.

Deputeti Nijazi Isaku, tha se në raportet ndërkombëtare RTK-ja është vlerësuar pozitivisht, duke përfshirë e raportin progresit. “Ky bord është vlerësuar apolitik, ne i inkurajojmë që të bëjnë punë të mira”, tha ai.

Ahmetxhekaj: RTK nuk ka qasje selektive për askënd

Drejtori i përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, para anëtarëve të Komisionit sqaroi pyetjet e deputetëve. Edhe për promot e UÇK-së, Ahmetxhekaj, tha se RTK nuk kanë qasje anti UÇK dhe një konstatim i tillë është ofendues për ta. “Më 17 shkurt gjatë ditës, kemi pasur deklarata të ish-liderëve, përfshirë edhe ish-kryeministrit Thaçi, po ashtu edhe në koncertin e RTK-së kemi pasur deklarata të tyre. Nuk e di ku po buron ky konstatim se ne kemi qasje anti-UÇK, RTK ka shfaqur promot çdo dy tri orë”, theksoi ai. Ahmetxhekaj sqaroi edhe çështjet të tjera, përfshirë edhe vendimet e Inspektoratit. “Ne funksionojmë në bazë të ligjit, ne kemi ftuar edhe vet inspektorati, gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit, Mërgim Lushtaku, tha se arsyeja për këtë takim me Bordin e RTK-së, ka të bëjë me reagimet që kanë qenë së fundi në publik. “I kemi ftuar këtu që të keni një raportim për çështje të ngritura, nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Unë, pavarësisht që kam mbështet RTK-në, dhe t'i jepet mbështetje të duhur, edhe pse jam në opozitë, kjo mbështetje ka shkuar në dëm të RTK-së”, tha ai. Deputeti Lushtaku ka adresuar kritika ndaj Bordit të RTK-së rreth përzgjedhjes së zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së dhe drejtorit të Televizionit në kanalet në gjuhën shqipe.  Lushtaku ka adresuar edhe kritika të tjera.

Anëtari i Komisionit, Besnik Tahiri, nga AAK, theksoi se nuk është keq që po diskutohet për RTK. Ai vlerësoi se politizimi i RTK-së, do të ishte goditje ndaj mediumit të vetëm publik. “Në emër të reformës, politizimi do të ishte goditje më e madhe”, deklaroi ai. Tahiri ka kërkuar që të ketë menaxhim më të mirë për infrastrukturën e RTK-së dhe plan investiv. “Ne nuk e kemi një temë, ajo duhet evokim”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komisionit, deputeti i VV-së, Valon Ramadani, tha se përzgjedhja e zëvendësdrejtorit, Adi Krasta, tha se është mirë për RTK-në si profesionist, ndërsa për Rilind Gërvallën theksoi se ai është në RTK, për 23 vite. “Sot kemi në RTK, dy profesionistë të dëshmuar”, tha Ramadani.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Agim Veliu, theksoi se këtu jemi për të dëgjuar për pretendimet e Bordit dhe deputetët nuk janë për të dëgjuar se sa janë profesionalë gazetarët. “Sot jemi këtu për t’i sqaruar dyshimet për emërimet e zëvendësdrejtorit dhe drejtorit, ku thuhet se janë të kundërligjshëm, ne jemi këtu për t’i dëgjuar a janë të kundërligjshëm, apo në mënyrë ligjore”, theksoi ai. Veliu kërkoi sqarime se a kanë qenë kandidatët në pozitat drejtuese në forumin e partisë politike.

 

LIVE |Takimi i bordit të RTK-së me Komisionin për Media

(E plotësuar, ora 10:15) Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot po mban takim me Bordin e RTK-së.

Komisioni për media do të takojë bordin e RTK-së

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje është vetëm një pikë e rendit të ditës, takimi i Komisionit me Bordin e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme