Osmani: Kosova dhe SHBA-të me lidhje të pathyeshme
E. Hoti/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të SHBA-së, me një aktivitet te shtatorja e presidentit, Bill Clinton në Prishtinë.
Presdidentja Osmani tha se kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë së bashku me ambasadorin, Jeff Hovenier.
“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët më të vështira, ndërsa theksoi se sakrifica e popullit tonë dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë.























