Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit OEK-Ministri e Mbrojtjes
BKT
Lajme

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit OEK-Ministri e Mbrojtjes

M.Miftari/ RTKLive

Me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së pjesëtarëve të FSK-së, Lulzim Rafuna në emër të OEK-ut dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, duke bërë kështu OEK-un pjesë të iniciativës që ka për qëllim bashkëpunimin me biznese, për zbritjet që do të ofrohen në produktet dhe artikujt e tyre për stafin ushtarak.

Me këtë rast, ministri Mehaj dhe kryetari i OEK-ut, ishin të qëndrimit se të qenit institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend është përgjegjësi e madhe, që kërkon sakrificë e përkushtim, vlera këto që personifikojnë çdo ushtar të Republikës, puna e të cilëve nuk kufizohet në korniza, por reflekton për gatishmërinë me të cilën secili prej tyre i përgjigjet detyrës.

Kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës për gatishmërinë e bizneseve që të bashkëpunojnë në këtë drejtim dhe u shpreh i gatshëm  për bashkëpunim edhe në projekte të tjera të përbashkëta.

Nga ana e tij, ministri Mehaj theksoi, gjithashtu, se u jemi mirënjohës të gjitha shoqatave dhe bizneseve që pa asnjë hezitim u bënë palë në përpjekjet tona që ushtarakët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç edhe e meritojnë.

 


MË SHUME NGA Lajme