Benzema pritet të luajë kundër Liverpool por mungojnë Krsos e Tchouameni
Uran Krasniqi/RTKLive
Karim Benzema është përfshirë në skuadrën e Real Madridit për udhëtimin në Liverpool, ku do të ndeshet me skuadrën e Jurgen Klopp për një vend në çerekfinalen e Champions League.
Megjithatë skuadrës nga Madridi pritet t'i mungojnë dy futbollistë të tjerë: Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni.
Benzema, fituesi i Topit të Artë nga viti i kaluar të, ka pasur një sezon me lëndime ku ka humbur fitoren e së shtunës ndaj Osasunas, por ai u rikthye në stërvitje përpara ndeshjes të së martës në Anfield dhe më pas është u bë pjesë e ekipit të Carlo Ancelottit. Ndërsa dyshja e lënduar, Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni, nuk luajti kundër Osasunas dhe nuk u përfshi në skuadrën e Madridit, gjë që u konfirmua të hënën.
Ndeshja e dytë e 1/16-tës mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu" më 15 mars.























