17:48 / 20.02.2023
Costacurta thotë se për momentin Napoli ka skuadrën më të fortë në Evropë
Uran Krasniqi/RTKLive
Në këtë moment Napoli është skuadra më e fortë në Evropë, sipas ish-futbollistit italian Alessandro Costacurta.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti po u kryeson Serie A nga fillimi i këtij edicioni. Këtë javë Napoli luan ndeshjen e parë të një të tetës së finales kundër Eintracht Frankfurtit.
“Për momentin Napoli është më i fortë se Manchester City dhe të gjithë të tjerët. Skuadrat më të forta në Evropë nuk kanë dhënë ende shfaqje të mëdha fuqie në ligat e tyre. Napoli ka qëndrim i cili ia legjitimon të ëndërrojë shumë", ka thënë Costacurta.























