Dortmundi pa Adeyemin në ndeshjen e dytë kundër Chelseas
BKT
Sport

Dortmundi pa Adeyemin në ndeshjen e dytë kundër Chelseas

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, duket se do të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseas. 

Kjo pasi ai është lënduar në ndeshjen e së dielës ndaj Hertha Berlin ku Dortmund ka realizuar fitore. 

Lëndimi është konfirmuar edhe nga klubi i "milionerëve". 

“Lojtari sulmues i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, pësoi një lëndim në ndeshjen në shtëpi kundër Hertha BSC të dielën. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur për ekipin për rreth tri javë", thuhet në një njoftim nga klubi.