Modric: Kontratën e re me Real Madridin dua ta meritoj e jo ta kem dhuratë
BKT
Sport

Modric: Kontratën e re me Real Madridin dua ta meritoj e jo ta kem dhuratë

Uran Krasniqi/RTKLive

Luka Modric nuk ka zhvilluar ende bisedime për kontratë të re me Real Madridin, por ka thënë se firmën e tij do ta hidhte në letër vetëm nëse konsideron se ajo po ndodhë pse e meriton dhe jo pse dikush po e favorizon. 

"Nuk mund të them asgjë për rinovimin sepse nuk kam folur me klubin. Jam shumë i qetë. E përsëris gjithmonë të njëjtën gjë. Dua të vazhdoj këtu. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj në Madrid. Por duhet të flas dhe të di edhe se çfarë mendon klubi. Dua të meritoj të vazhdoj, jo të më jepet një marrëveshje e re si dhuratë. Askush nuk më ka dhënë kurrë asgjë. Dua të vazhdoj për meritë", ka thënë kroati.

Kontrata e kapitenit të Kroacisë në Madrid do të përfundojë në fund të këtij sezoni.