Kosova mposhti edhe Bullgarinë në turneun miqësor në Turqi
BKT
Foto: FFK
Sport

Kosova mposhti edhe Bullgarinë në turneun miqësor në Turqi

B. H. / RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitoren e tretë në kuadër të turneut turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Pas fitoreve ndaj Estonisë (2:1) dhe Hong Kongut (7:0), Dardanet kanë mposhtur edhe Bullgarinë, në ndeshjen e zhvilluar sot, me rezultat 2:1. Erëleta Memeti, kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 10-të. Bullgaret barazuan shifrat  në minutën e 20-të përmes Naydenovas, derisa për fitoren e Dardaneve u përkujdes Valentina Metaj, e cila shënoi në minutën e 40-të. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë turne me tri fitore, të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhëses Anneli Andersen për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ndeshjet kualifikuese.