Sahiti i bashkohet Llapit
BKT
Sport

Sahiti i bashkohet Llapit

Uran Krasniqi/RTKLIve

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Suad Sahiti, është futbollist i ri i Llapit. Klubi nga Podujeva ka njoftuar se Sahiti ka nënshkruan për një vit e gjysmë me Llapin.  

"Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit. 28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024. Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë. Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut. Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri tek Skënderbeu. Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe tek Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni). Nga edicioni 2020/21, Sahiti luajti për Sibenikun në Kroaci kurse nga sot do i mbroj ngjyrat e KF Llapi. Suadit i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me ngjyrat bardhekaltër të KF Llapi", ka njoftuar klubi nga Podujeva. 

Ndryshe, vëllai tjetër i futbollistit të ri të Llapit, Emir Sahiti, aktualisht luan te Hajduk Split në Superligën kroate.