Real Madrid përmbysë dhe deklason Liverpoolin
BKT
Sport

Real Madrid përmbysë dhe deklason Liverpoolin

Uran Krasniqi/RTKLIve

Real Madrid jo vetëm e ka përmbysur po edhe e ka deklasuar Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Champions League të luajtur në "Anfield".

Klubi spanjoll e ka gjetur veten në disavantazh prej 2-0, por jo vetëm që e ka barazuar rezultatin po edhe ia ka dalë që në fund të fitojë me rezultat 5-2. 
Nunez me një gol të bukur në minutën e katërt të ndeshjes e ka kaluar në epërsi skuadrën e Jurgen Klopp. Pastaj Salah pas dhjetë minutash e ka ngritur epërsinë në 2-0. Mirëpo me kaq ekipi anglez është ndalur. 
Ka qenë Junior (21', 36') që me dy golat e tij e ka barazuar rezultatin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 2-2. 
Kur ka filluar pjesa e dytë skuadra spanolle ia ka dalë të realizojë edhe tre gola të tjerë. Fillimisht Militao (48') e pastaj Benzema (56', 67') me dy gola kanë bërë që Real Madrid ta fitojë ndeshjen e cila kishte nisur si mos më keq. 
Në ndeshjen e dytë Real Madrid futet nga një pozicion dukshëm më i favorshëm për të arritur në çerekfinale.