Ngjarjet e datës 22 shkurt
RTKlive
Ngjarjet e datës 22 shkurt 2023.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; njoftohet në lidhje me dorëheqjen e anëtarit të KGjK-së nga komuniteti serb etj. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shqyrton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga dy seanca të mbajtura më 22 dhe 23 dhjetor 2022. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS organizojnë ceremoninë e promovimit të librit “Kryemjeshtri”, të autorit Arsim Maxhera. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)
Komuna e Istogut shpall lojtarin e vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komal të Istogut, ora 15:00)
Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës hap ekspozitën vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj,. (Pallati i Rinisë, salla e ekspozitave, ora 18:30)