12:11 / 22.02.2023
Hoti i reagon Kurtit: Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime
A.B/RTKlive
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth kontestimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, e që sipas tij është përpjekje për paralizim reformash në vend.
Hoti tha se Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
“Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.























