Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Pakistanit
BKT
Foto:Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Pakistanit

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi të mërkurën letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale me këtë shtet.

Me ambasadorin Junaid, presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidentja kosovare po ashtu e ka falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, derisa ambasadori Junaidm, thuhet se ka  konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.

Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet. Derisa në fund, Osmani e falënderoi ambasadorin Junaid për mbështetjen e pa rezervë  që Pakistani i ka ofruar Kosovës përgjatë gjithë proceseve me rëndësi, nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme