Në Athinë pritje festive për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Foto; Nga Kosovo in Greece në Facebook
Në Fokus

Në Athinë pritje festive për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

RTKlive

Zyra e Kosovës në Athinë ka organizuar një pritje festive për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Të pranishmit i përshëndeti shefi i Zyrës në Kosovë, z. Fitim Gllareva, i cili pasi theksoi rëndësinë e këtij përvjetori, foli edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona dhe vlerësoi rolin dhe ndihmën e Greqisë në Kosovë. Kjo pritje u shoqërua me tingujt e kuartetit të harqeve nga diaspora shqiptare në Athinë me melodi dhe valle me motive nga Kosova”, thuhet në postimin e Zyrës së Kosovës në Athinë. May be an image of 13 people and people standing

Në pritje kanë marrë pjesë diplomatë, përfshirë ambasadorin e Gjermanisë në Greqi, Ernst Reichel etj.

Ndryshe Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Përkundër mos njohjes nuk ka munguar bashkëpunimi në fusha të ndryshme.


MË SHUME NGA Në Fokus