Trepça ’89 transferon sulmuesin ganez Ebenezer Adu-Kwaw
BKT
Sport

Trepça ’89 transferon sulmuesin ganez Ebenezer Adu-Kwaw

F.Bytyqi/RTKLive

Ganezi Ebenezer Adu-Kwaw është përforcimi i radhës për KF Trepça ’89.

Klubi nga ‘Riza Lushta’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e sulmuesin ganez.

Ebenezer Adu-Kwaw vjen në klubin mitrovicas si zëvendësues i Christian Mba, i cili tashmë siç dihet është transferuar në kampionatin shqiptar.

21-vjeçari vije nga Superliga e Ganës, derisa ka bindur stafin për të i u bashkuar skuadrës dhe të jetë pjesë e “Minatorëve”.

“Adu u paraqit në ndeshjen ndaj Llapit ku pati disa minuta në fundin e ndeshjes dhe barti numrin 99, të cilin e barti paraardhësit i tij, Mba. Siç dihet tash e disa kohë klubi mitrovicas nuk i a huq në transferimin e sulmuesve”, thuhet në njoftimin e 89-shit.