Xavi thotë se Barça do të sulmojë dhe do të përpiqet ta mposhtë Unitedin
BKT
Sport

Xavi thotë se Barça do të sulmojë dhe do të përpiqet ta mposhtë Unitedin

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes, ka thënë se kur skuadra e tij të ndeshet të enjten me Manchester Unitedin në "Old Trafford" do të sulmojë dhe do të synojë të fitojë. 

Dy skuadrat ndeshen në kuadër të 1/8 të finales së Europa League. Ndeshja e parë në Spanjë është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. 

"Ne jemi një ekip i guximshëm që i pëlqen të sulmojë dhe të fitojë gjithmonë. Kjo ndeshje nuk do të bëjë përjashtim. Kjo është si një ndeshje e madhe e Ligës së Kampionëve", ka thënë trajneri spanjoll. "Për tifozët kjo është një ndeshje shumë interesante. Për lojtarët është një nga ato ndeshje që të gjithë duan të luajnë të paktën një herë në jetën e tyre".