20:53 / 22.02.2023
Neymar në dyshime për t`u paraqitur kundër Bayernit
Uran Krasniqi/RTKLive
Neymar mund të jetë një dyshim për takimin e Ligës së Kampionëve të Paris Saint-Germain me Bayern Munich pasi ka pësuar lëndim të dëme të ligamentit.
Tridhjetë e një vjeçari la fushën gjatë fitores së PSG 4-3 ndaj Lille të dielën, pasi paraprakisht u gjet në një duel me Benjamin Andre.
Sipas mjekëve, koha standarde e rikthiimit nga një lëndim i tillë është midis gjashtë dhe tetë javë, gjë që do ta përjashtonte atë nga mundësia e ndeshjes së dytë të PSG-së me Bayern Munich më 8 mars.























