Hoti: Të rriten subvencionet, pesticidet e farërat janë rritur për 21%
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Hoti: Të rriten subvencionet, pesticidet e farërat janë rritur për 21%

M.Sh/RTKlive

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka ngritur shqetësim për rritjen e çmimeve të farërave e pesticideve në bujqësi për 21 për qind. Ai thotë se nëse nuk reflektohet me subvencione nga qeveria, sektori i bujqësisë do të ketë me pak fermerë e më pak ferma.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ministria e Bujqësisë, sipas tij, duhet që urgjentisht të rrisë subvencionet: “për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”.


MË SHUME NGA Lajme