Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim

E. Hoti/ RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Më këtë rast Osmani u ndau atyre një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

"Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani e çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës", thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme