11:32 / 23.02.2023
Lukaku pas golit dhe fitores ndaj Portos: Ishte ndeshje e vështirë
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, duke folur për ‘TNT Sport’, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Portos.
‘Nerazurët’ mbrëmë mundën Porton (1-0), me golin e Lukakut në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi belg tha se ishte një ndeshje e vështirë, por sipas tij, skuadra e tij gjithnjë ka besuar në fitoren. Ai theksoi se ndihet mirë në formë të mirë.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kundër Portos, por ne gjithnjë besuam në mundësinë e fitores”, tha ai.
“Jam mirë fizikisht. Dhjetë ditët e fundit kanë qenë të rëndësishme për t’u rikthyer në formën time më të mirë. Jam i lumtur për fitoren dhe golin e shënuar”, ka theksuar Lukaku.























