11:54 / 23.02.2023
‘Treshja e madhe’ angleze pas Mbappe-s
F.Bytyqi/RTKLive
Ylli francez, Kylian Mbappe vazhdon të jetë në shënjestër të top-klubeve evropiane.
Mbappe raportohet së është i pakënaqur në PSG, dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë larg Parisit.
Manchester United, Liverpool dhe Chelseas, sipas medieve britanike, janë klubet që po e monitorojnë situatën e Kylian Mbappe.
Asi francez, i cili prej kohësh kërkohet nga Real Madridi, thuhet se mund të transferohet në ishull.
24 vjeçari me PSG-n, ka kontratë deri në vitin 2025, mësohet se përfiton 1.2 milionë funte në javë.
‘Treshja e madhe’ e Premier League-s, gjatë verës që po vjen, pritet të zhvillojnë garë të ashpër për transferimin e mundshëm të Mbappe-s në Angli.























