12:09 / 23.02.2023
PSG rivalizon Napolin për yllin e Eintracht Frankfurt
F.Bytyqi/RTKLive
PSG po e rivalizon Napolin në garën për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, raporton CalcioMercato.
‘Napolitanët’ që janë afër titullit të kampionit në Serie A, tashmë janë duke kërkuar pasuesin Victor Osimhen, i cili këtë verë mund të largohet nga ‘Diego Armando Maradona’.
Sulmuesi i Eitrachtit nga Napoli shihet si zëvendësues i denjë për Osimhen. Mirëpo, siç raportohet, skuadra italiane, nuk do ta ketë lehtë për të transferuar Muani, pasi që tashmë në garë për të është futur edhe PSG-ja.
Kolo Muani është duke treguar formë të lartë me Eintracht Frankfurt këtë sezon të garave, duke shënuar 29 gola në 30 ndeshje.























