Xavi: Barcelona është shtëpia e Messit, dera për të është gjithmonë e hapur
BKT
Sport

Xavi: Barcelona është shtëpia e Messit, dera për të është gjithmonë e hapur

B. H. / RTKlive

Mundësitë që ylli argjentinas Lionel Messi të largohet nga PSG në fund të këtij edicioni tashmë janë të mëdha.

Trajneri i Barcelonës dhe miku i tij i madh, Xavi Hernandez, ka deklaruar edhe një herë publikisht se do të dëshironte që ai të kthehej në ‘Camp Nou’.

Mediat raportuan se javën e kaluar ka pasur një takim mes Joan Laportës dhe babait të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Jorge Messi, i cili është agjenti i tij.

“Barcelona është shtëpia e Messit dhe dera është gjithmonë e hapur për të, këtë e kam thënë tashmë dhe nuk ka asgjë të re për të shtuar këtu. Ai është miku im dhe ne mbajmë kontakte të vazhdueshme. Gjithçka për të ardhmen e tij varet nga vetë Messi. Nuk ka dyshim se futbollisti më i mirë në botë dhe në histori do të përshtatej në skuadrën time”, tha Xavi në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme me Manchester United në Ligën e Evropës.