Rohde përgëzon Kuvendin për ratifikimin e tri marrveshjeve
E. Hoti/ RTKlive
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar të enjten Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve të mobilitetit që dalin nga Procesi i Berlinit.
Në një postim në Twitter, Rohde ka shkruar se këto marrëveshje do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe do të nxisin masivisht integrimin rajonal.
Ambasadori Rohde ka shtuar më tej se Procesi i Berlinit po tregon rezultate.
“Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tre marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t'i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate!”, ka shkruar Rohde.
Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.























