Presidenti i Ferizajt del përkrah Ramush Ramadanit
Uran Krasniqi / RTKLive
Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi, ka kërkuar mbështetje për futbollistin, Ramush Ramadani. Sipas tij, futbollisti për momentin nuk është në formën e tij më të mirë dhe ai është i vetëdijshëm për këtë.
"Dje, por edhe sot gjatë ditës kam lexuar shumë komente negative në drejtim të lojtarit tonë, Ramush Ramadanit. Si president i klubit, ju lutem që me mirëkuptim të kurseni lojtarin nga komentet negative. Ramushi është në qendër të projektit tonë, lojtar i ri dhe me shumë talent. Për momentin nuk është në formen e tij më të mirë, gjë që vërehet edhe në fushën e lojës. Edhe vet ai është i vetëdijshëm dhe po e vuan më shumë se të gjithë ne gjendjen momentale. Mos ta kryqëzojmë, ai e do fanelën kaltër e bardh, ai është njëri prej nesh dhe nuk i ndihmojnë komentet negative", ka shkruar Ahmeti.
Aktualisht ferizaj gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës.
Të shtunën Ferizaj luan kundër Dritës.























