18:33 / 23.02.2023
Osmani dhe Hovenier flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon
Fadil Sertolli / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.























