Po mbahet edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit - Berlinale
Kulturë

Po mbahet edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit - Berlinale

Sh.Gashi / RTKlive

Në Berlin po mbahet edicioni i 73 i Festivalit të Filmit Berlinale. Gati në përmbyllje të kësaj ngjarjeje janë shënuar shifra rekorde të shitjes së biletave, pjesëmarrjes së njerëzve të industrisë së filmit dhe prezencës së artistëve të njohur.

Marketi i filmit është përmbyllur dje me 11.500 pjesëmarrës nga 78 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova. Ekipi i RTK-së është atje   dhe nga atje  në një lidhje të drejtpërdrejtë u  paraqit gazetarja  e RTK-së Mirjeta Baraliu e cila na njoftoj më gjerësisht rreth kësaj ngjarje.

 Ky festival ka filluar më datën 16 shkurt  dhe do të vazhdojë më datën  25 të këtij muaji .

“Ky edicion i  73 me radhë  vjen pas  dy viteve që ishte pandemia dhe njerëzit nuk patën  mundësi  të merrnin pjesë në ceremoni te tilla  këtë vit pa  masa kufizuese  të gjithë filmdashësit po mund  të takohen  dhe të shikojnë filmat  e shkëlqyeshëm që po shfaqen në këtë festival ”, ka thënë Baraliu për RTK.

Në këtë festival ka marrë pjese edhe regjisori  Steven Spielberg i cili e ka marrë edhe çmimin e karrierës. Me ç’rast ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp  ku ka marrë pjesë edhe ekipi i RTK­-së.

“E veçantë e këti festivali ishte edhe çmimi për seriale televiziv , çmim ky që është ndarë sot dhe e mori seriali italiano-amerikan The Good Mothers”, tha Baraliu.

Për më shumë ndiqeni videon:

 


MË SHUME NGA Kulturë