Lazio kalon tutje edhe pse barazon me Cluj
BKT
Sport

Lazio kalon tutje edhe pse barazon me Cluj

Uran Krasniqi / RTKLive

Sikur Ermal Krasniqi të finalizonte me sukses një aksion mbase Cluj do të mund të vazhdonte të luante në Conference League, por kjo nuk ka ndodhur.

Lazoi ka kaluar në çerekfinale të Conference League. Kjo pas barazimit në ndeshjen e dytë me Cluj. Ndeshja e zhvilluar në tokën rumune është mbyllur me rrjeta të paprekura. 

Në ndeshjen e parë në Itali Lazio kishte fituar 1-0. Ka qenë pikërisht rezultati i përgjithshëm ai i cili e ka dërguar skuadrën italiane përpara.  

Nga minuta e shtatëdhjetë e shtatë rumunët kanë luajtur me dhjetë lojtarë pasi Kalo Muhar ka pranuar kartonin e dytë të verdhë. 

REZULTATET E TJERA TË NDESHJEVA TË LUAJTURA NGA 18:45 TË CONFERENCE LEAGUE: 

No description available.