Media e njohur franceze shkruan për kurdisje të katër ndeshjeve në Kosovë
BKT
Sport

Media e njohur franceze shkruan për kurdisje të katër ndeshjeve në Kosovë

Uran Krasniqi / RTKLive

Të paktën katër ndeshje të kampionatit kosovar të futbollit janë kurdisur për t`u ofruar kompanive të basteve, me bazë si në Francë ashtu edhe në Kosovë, ka shkruar të enjten media franceze "lefigaro.fr". 

“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave (SCCJ) është duke hetuar për gati një vit faktet e korrupsionit dhe mashtrimit të organizuar në lidhje me një klub futbolli të kategorisë së parë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media nga Jurisdiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancy (Jirs).

Sipas artikullit, fitimi nga kurdisjet prekë vlerën e 360 mijë eurove, ndërsa janë arrestuar nëntë persona. Në tekst nuk përmendet ndonjë klub kosovar i futbollit.