Janjiq: Marrëveshja nuk është përfundimtare
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Janjiq: Marrëveshja nuk është përfundimtare

RTKlive

Analisti serb dhe kryetar i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq, sonte në RTK ka folur për zhvillimet e fundit në mes dy vendeve Kosovë-Serbi, festën e përvjetorit të pavarësisë dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve.

Për aktivitetin e organizimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Janiq tha se takimi nuk është provokim dhe se siguria ishte e garantuar atje.

Ai ka folur edhe për takimin e javës së ardhshme mes dy kryeministrave, e që sipas tij duhet të presim dhe për Serbinë është një mundësi e mirë për të pasur një shprehje për pranim të platformës.

Analisti serb dhe kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq, tha se plani i BE-së, nuk e zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen mes dy vendeve. Sipas tij ky plan nuk është marrëveshja finale. Ai tha se dokumenti sjellë shumë kërkesa të tjera, por se nuk është Marrëveshja nuk është përfundimtare.


MË SHUME NGA Lajme