22:54 / 23.02.2023
Manchester United eliminon Barcelonën nga Europa League
Uran Krasniqi / RTKLive
Barcelona nuk do të luajë as në Europa League. Klubi i njohur spanjoll është eliminuar nga Manchester United në 1/8 e finales. Kjo pas humbjes 2-1 në ndeshjen e dytë të zhvilluar sonte në Angli.
Për "Djajtë e kuq" ishte një pjesë e parë dekurajuese kur u gjetën në disavantazh 0-1 pas golit të shënuar nga Lewandowski (18').
United është kthyer në lojë gjatë pjesës së dytë kur fillimisht Fred (43') e ka barazuar rezultatin dhe pastaj Antony (77) ka realizuar golin e fitores.
Ndeshja e parë në Spanjë ishte mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Barcelona paraprakisht kishte zhgënjyer edhe në Champions League, ku nuk kishte arritur ta kalojë grupin.
REZULTATET E TJERA TË NDESHJEVA TË LUAJTURA NGA 21:00 TË EUROPA LEAGUE: 























