Hapet ekspozita "Tenda e takimit e një oborri"
Sh.Gashi / RTKlive
Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur ekspozita "Tenda e takimit e një oborri" si bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi", kuruar nga Luçjan Bedeni.
Nga ekspozita në një lidhje të drejtpërdrejt në RTK ishte gazetarja Lumira Kelmendi e cila tregoi më shumë rreth ekspozitës "Tenda e takimit e një oborri", me ç’rast intervistoi edhe kuratorin e kësaj ekspozite.
“Ne kemi sjellë një përzgjedhje prej 21 imazhesh të cilat i përkasin fillimeve të para të themelimit të kësaj studioje nga Marubi. Pika e përbashkët e këtyre imazheve mbetet oborri, aty ku është edhe themelimi, pikërisht gjurmët e para ku Marubi fotografon jo thjesht vetëm kilentët por edhe ato figura që tashmë janë pjesë e historisë së vendit tonë, njëherësh edhe ato personazhe që ai i fotografon për shkakun e vlerave që kanë rrobat kombëtare”, tha Bedeni .
Pietro Marubi ishte një piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, kishte emigruar nga Piacenza, Itali, në Shkodër për arsye politike rreth vitit 1850. Atje, ai themeloi një dyqan “ Foto Marubi”, me aparatet që ai kishte sjellë me vete, duke përdorur metodën standarde të fotografisë të gjithë Evropën.
Marubi është renditur në mesin e muzeve dhe galerive më prestigjioze në Evropë nga The Guardian.