09:52 / 24.02.2023
Edhe Bayern Munich e do yllin e Lille-s
F.Bytyqi/RTKLive
Bayern Munich është një tjetër klub gjerman që është i interesuar për sulmuesin e Lille-s, Jonathan David.
Asi i skuadrës francez, prej kohësh në ‘orbitën’ e RB Leipzig, por sipas medieve gjermane, tashmë në garë janë futur edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.
‘Bavarezët’ janë të etur për sulmuesin e Lilles, të cilin duan të kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, klubi nga Munich duhet të fitojë garën kundër rivalëve të RB Leipzig për ta bërë të vetin David-in, i cili është një nga lojtarët kryesor tek Lille.
Bayern Munich sulmuesin e Lille-s e sheh pasues të Robert Lewandowskin, i cili verën e kaluar iu bashka Barcelonës.
Kartoni i lojtarit kap shifrën 50 milionë euro.























