Hovenier: Ju e kuptoni si është të ballafaqoheni nga një fuqi tjetër|Video
Afet Bela dhe Edina Avdiu/ RTK
Sot bëhen një vit nga fillimi i agresioni të Rusisë ndaj Ukrainës. Një vit më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke e quajtur si operacion special, që nxiti konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, sot në Kosovë, janë organizuar ceremoni dhe aktivitete ku është shënuar përvjetori i parë të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jeff Hovenier, sot në një vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës deklaroi se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Diplomati amerikan ka vlerësuar lartë Kosovën dhe qytetarët e saj për veprimet që i kanë marrë për të dalë në ndihmë popullit të Ukrainës. “Keni ofruar gjithçka që keni mundur për të treguar se ku qëndroni dhe me kë qëndroni ju si Kosovë. Këto veprime mund të duken të vogla, por mund të bëjnë diçka më të madhe”, tha ai, raporton RTKlive. 
Hovenier ka përmendur rastin e gazetarëve ukrainas që sot janë në Kosovë. “Ju si Kosovë keni ofruar strehë për ukrainasit, janë 12 gazetarë ukrainas. Ju keni qëndruar bashkë me neve lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni ofruar gjithçka që keni mundur për të treguar se ku qëndroni dhe me kë qëndroni ju si Kosovë. Këto veprime mund të duken të vogla, por mund të bëjnë diçka më të madhe. Dhe ju këtu kuptoni se si është të ballafaqoheni me shkelje nga një fuqi tjetër. Dhe kur të tjerët mundohen të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Keni qëndruar bashkë me ne. Nuk ka asnjë dyshim se ku qëndroni populli i Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij Rusia është duke kërcënuar stabilitetin global dhe duke paguar çmimin për këto. Ai ka falënderuar popullin e Kosovës për atë se çfarë po bën për popullin e Ukrainës.























