17:56 / 24.02.2023
Alban Krasniqi emërohet anëtar të ri i KQZ-së
RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot Alban Krasniqin, anëtar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, thuhet në njoftimin e Presidencës kosovare.
Në ceremoninë e betimit para presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme, thuhet në njoftim.























