Potter: Po mundohem të zgjidhë probleme te skuadra që s`janë të kohës sime
BKT
Sport

Potter: Po mundohem të zgjidhë probleme te skuadra që s`janë të kohës sime

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, ka thënë se po mundohet të gjejë zgjidhje për problemet e skuadrës të cilat janë para ardhjes së tij në klub. 

Para derbit të Londrës të së dielës kundër Tottenhamit, Chelsea është në vendin e dhjetë në Premier League, njëzet e tri pikë prapa liderit, Arsenalit. Chelsea ka fituar vetëm dy herë në katërmbëdhjetë ndeshjet e fundit dhe ka shënuar vetëm një gol në shtëpi gjatë vitit 2023.

"Është vërtet e vështirë. Ka shumë faktorë për këtë. Klubi investoi shumë para në skuadër, gjë që ngre presionin, pritshmërinë, zhurmën. Por lojtarët që ne kemi janë lojtarë të rinj që kanë nevojë për kohë për t'u përshtatur", ka thënë ai. "Ata nuk janë njëzet e tetë vjeçarë me nga 400 ndeshje në Premier League".