Qeveria ndriçohet me flamurin e Ukrainës
BKT
Lajme

Qeveria ndriçohet me flamurin e Ukrainës

Muharrem Miftari/RTKlive

Në mbështetje të popullit të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë aktivitete edhe gjatë mbrëmjes.

Kështu, në mbështetje të ukrainasve për luftën e  tyre kundrejt Rusisë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është e ndriçuar me flamurin e Ukrainës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se në orën 19:00, në zyrën e BE-së dhe në Ambasadën gjermane, në një vjetorin e luftës në Ukrainë, nisin aktivitete në shenjë solidarizimi dhe në mbështetje të Ukrainës.

Po për këtë çështje, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh.


MË SHUME NGA Lajme