BE subvencionon energjinë |Video
BKT
Lajme

BE subvencionon energjinë |Video

Arlinda Sejda / RTK

Nga 75 milionë euro - një e treta ose 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti, për rreth 200 mijë familje.

15 milionë euro do të përdoren për subvencione për faturat e energjisë të barabarta me shumat që ata i kanë kursyer krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo masë do të zbatohet për periudhën janar-prill 2023 dhe nga ajo pritet të përfitojnë rreth 160,000 familje.

35 milionë eurot e tjera do të përdoren për t?u ndihmuar familjeve dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që ta rrisin efiçiencën e energjisë. Rreth 12,000 familje që banojnë në shtëpi private apo banesa në objektet e strehimit social do të mbështeten me përmirësim të termoizolimit: fasada, dyer dhe dritare, ndërsa 10,000 familje të tjera do të mbështeten me blerje të pajisjeve efiçiente.

Rreth 1,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të mbështeten për të blerë dhe instaluar sisteme të ngrohjes me energji efiçiente dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, siç janë panelet diellore fotovoltaike ose termike.

BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, me 1.2 miliardë euro të që nga viti 2007 deri në 2022, të ofruara përmes Instrumentit të Asistencës së para Anëtarësimit.


MË SHUME NGA Lajme