Aktakuzë kundër 11 personave, ndaj të tyre rëndojnë 23 vepra penale|Video
Islam Haxhiu / RTK
Pas një procesi hetimor që zgjati rreth 2 vjet, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë kundër 11 personave, 10 prej të cilëve janë zyrtarë komunalë të Pejës.
Këtë e bëri të ditur prokurorja Lumturije Vuçetaj gjatë konferencës për medie në Prokurorinë e Pejës. Vuçetaj tha se ndaj të akuzuarve rëndojnë 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa dy prej tyre për konflikt të interesit.
Vuçetaj poashtu rikujtoi se vitin e kaluar Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur edhe tri aktakuza të tjera kundër zyrtarëve komunalë të Klinës, Istogut dhe Deçanit. Dhe si rezultat del se gjatë kësaj periudhe dy vjeçare është ngritur aktakuzë kundër 23 personave ndaj të cilëve rëndojnë 55 vepra penale.
Për më tepër Vuçetaj ka sqaruar se aktakuzat kanë të bëjnë me ndërtimet, përkatësisht lejet e lëshuara në kundërshtim me ligjin, aktakuzat për këmbim të pronës dhe për konflikt të interesit.























