U bë promovimi i librit “Solfegjo fillestare”
Dafina Smajli/RTK
Të premten në Prishtinë në ambientet e shkollës së muzikës “ Prenk Jakova” u bë promovimi i librit “ Solfegjo” i autorëve profesoreshë Violeta Krasniqi dhe profesoreshë Kristina Palokaj-Perkola.
Gjatë viteve të fundit është ngritur disa herë disa herë çështja e mungesës së teksteve shkollore për artin muzikor profesional, dhe ky libër do të jetë ndihmes për të gjitha shkollat fillore të muzikës dhe u del në ndihmë të gjithë fëmijëve për shkrim -lexim muzikor dhe zhvillim të veshit muzikor.
Violeta Krasniqi që është një nga autoret shprehet se libri "Solfegjo fillestare", vjen si rezultat i një pune të gjatë me fëmijë në lëndën e solfegjos i cili e pasuron mungesën e literaturës muzikore në shkollat profesionale te muzikës.”
Krasniqi po ashtu deklaroj se kjo është vetëm një nismë e mirë për të vazhduar edhe me tekste të tjera të kësaj natyre.